Poezi nga Zana Gojani.
Qile Deren
Kur të thirr me arsyetim koti
E ti shkon se s’menon keq
Qile deren
Kur të mbështjell me lajka e i vizllojnë sytë
Si dreq
Qile deren
Kur ta hek dorën prej rezes e me tjetren
T’i prek flokt
Qile deren
Kur ia nin frym’marrjen te qafa e nihesh shumë e dobt’
Qile deren e DIL
Ik
E kallxoj botës që ai që e le mrena, nuk osht ai që ata menojnë
Nuk osht hero, as shok, as babë, as burrë, as njeriu që ata e dojnë
Ai ësht’ i marrë
Qile deren e dil
Se nese s’del tash, …. bahesh si unë. /KultPlus.com