“ZANA” përfundon xhirimet e sezonit dimëror (FOTO)

Më regji të Antoneta Kastratit, filmi i metrazhit të gjatë i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës “ZANA”, ka përfunduar xhirimet e sezonit dimëror, shkruan KultPlus

Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Mensur Safqiu, Fatmire Sahiti, Shengyl Ismaili, Vedat Bajrami, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Çun Lajçi, Molikë Maxhuni, Besnik Krapi, Remzije Shala dhe Rozafa Çelaj janë aktorët që do të jetësojnë këtë projekt filmi i cili flet për përvojën e vet regjisores Antoneta Kastrati në luftën e Kosovës, si dhe kërkimet e saj në botën e shëruesve me magji.

LUME është një grua shqiptare e cila jeton me burrin e saj, ILIRIN, dhe vjehrrën, REMZIJE, në një fshat në Kosovë.

Ajo e ka humbur fëmijën e saj të vetëm para 10 viteve në luftë dhe tani ajo është e përndjekur nga ankthet e natës dhe nuk mund të mbetet shtatzënë. Të dëshpëruar për një fëmijë, familja heq dorë nga medikamentet moderne dhe kërkon një shërues tradicional që mund ta kurojë atë.

Lumja viziton një shëruese magjik të fshatit dhe kjo veç sa e përkeqëson situatën e saj, pas rekomandimit për të sakrifikuar një kafshë, traumat e kaluara i thellohen edhe më shumë. Familja pas kësaj futet në borxhe të mëdha për ta dërguar Lumen tek shëruesi magjik më i njohur në Kosovë. Ai kryen një ekzorcizëm të hollësishëm dhe i paralajmëron ata se një shërues magjik i dyshimtë e ka mallkuar Lumen me magji të zezë.
Shpejt Lume mbet shtatzënë, me shpresën që ajo do të bëhet nënë përsëri. Por përgjatë shtatzënisë, tortura e të së kaluarës dhe sekreti i errët i kthehet që ta mundojë atë dhe foshnjën e saj të palindur.

Zana ishte një nga nëntë projektet që mori pjesë në programin MIDPOINT Feature Launch për 2017, dhe fitoi çmimin MIDPOINT Development Award and the Connecting Cottbus Award. / KultPlus.com

Filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit, gjen mbështetje edhe në Shqipëri

Është film me metrazh të gjatë, dhe në thelb të rrëfimit ka luftën e fundit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Ky projekt filmik i Shtëpisë filmike “Crossing Bridges Films, me skenar dhe regji të Antoneta Kastratit dhe producent Casey Cooper Johnosn, që tashmë ka thirrur edhe audicion për aktorët, ka gjetë mbështetje edhe në Shqipëri.

Vetë Antoneta Kastrati ka njoftuar se projekti i saj tashmë është mbëshetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Me kenaqesi ju njoftojme se Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbeshtetur projektin filmik “Zana” me Co-producent DriTan HuqiFalenderojme QKK-ne dhe Bordin Drejtues te miratimit te Projekteve per mbeshtetjen dhe besimin”, ka shkruar Kastrati./KultPlus.com