‘Zani Band’, grupi që interpreton me një ekzaltim të pazakontë

Shkruan: Stefania Melburne

Një mbresë personale duke dëgjuar këngët e albumit me titull ‘Muret’ nga grupi ‘Zani Band’

… gjërat e ” egra ” ndodhin në qetësi.
Nuk e di se, si mu rrotullua në mendje kjo fjali duke dëgjuar albumin më të ri që mban titullin ” MURET ” nga grupi tashmë i njohur, ZANIBAND.

Impresioni i parë është tepër ngazëllyes për stilin rock të kësaj bande që interpreton me një ekzaltim të pazakontë.

Zëri i vokalistit të rrëmben në krahët e tij … të shtyn të gjesh atë që kërkon me pathos për të plotësuar imazhe… për të mikluar ” egërsinë ” e interpretimit të tij duke prekur hijen e qënies tënde në vetmi… shumëherë në një vetmi të zgjedhur sidoqë është emocioni i saj…

MURET!

Në imagjinatën time, muret marrin forma të ndryshme aq më tepër kur u jap forma njerëzish dhe i vesh ato sipas stinëve… ku çdo stinë ka ngjyrat e saj si në tekstet dhe muzikën e këtij albumi ku veçojnë kompozimet e ZaniBand …

Muret për mua janë si sytë që i lë të shohin ku të duan si në brendësi të një tempulli ku janë mbledhur së bashku dhimbja… dëshira… ëndrrat e premtimet… shpresat… zhgënjimet e tradhtitë… lumturia e vdekja…

Sa shumë mund të thuash… aq sa fjalët në një moment pa e kuptuar të prekin me heshtjen e tyre… herë si dallgë të forta e herë si valë të ëmbla… kaq të ëmbla sikur nga qielli në vend të shiut… bien flutura prej sheqeri në ngjyrë të florinjtë… kaq të forta sikur nga qielli bien flokë zjarri për të, të përmendur… për të, të zgjuar nga gjumi…

Eci… ndalem… nxitoj… sipas ritmit të këngës e zërit karakteristik të Bashkimit ku më merr për dore për të më degdisur ” PËRTEJ VETES ” … diku, ku kam nevojë të rri me veten për të qetësuar shpirtin… aty ku heshtja me zemrën kërkon të zgjidhë ekuacionin e ndjenjës.

Ndërsa përpiqem të bind një qeshje mbi buzë dhe të ndal kohën… ta ndal pikërisht në çastin kur gjithçka ishte e bukur… si vetë dashuria që më pëshpërit “KE IKUR LARG ” dhe një ” ËNDËRR ” e shkëpute për ta lënë peng të dëshirës.

Sa ndryshon njeriu në raport me ëndrrat e pyes veten gjithnjë kur zhytem në kujtime?!!

Ëndrrat… si pamjet e një qyteti të ndërtuar me psherëtima e pasthirma… brishtësia e tij muzg më muzg më bën të lexoj letrën tënde të fundit ku ndër të tjera më thua;” THIRRE MËNDJEN ” sepse nesër do të jetë vonë për ne të dy.

Ndiej zemrën që më troket fort… dhe të përgjigjet se ke një vend në thellësi të saj me gjithë melankolitë të cilat nuk i janë ndarë kurrë nga jeta.

Ulem tek stoli në parkun tim të preferuar për të bërë një monolog” NË HESHTJE ” me këtë mbretëri të hekurt që trazon ajrin përreth meje duke rìmuar kërkëlima puthjesh mbi gushën time… ku befas dhe heshtja mblesërohet me të nesërmen e paditur.

Ahh muret, muret… më vjen të këlthas para fytyrës së tyre.
Ti, kurrë nuk do të mundësh të mposhtësh ato… por tashmë as unë…ndoshta kam humbur mes hapësirës së tyre…mes epshit diellor që depërton ” NË DRITARE “dhe më nxit të fantazoj… atë pra vallëzimin në një shtrat me lule maji në breg të një liqeni nën melodinë e orkestrës s’qiellit me yjet që derdhen si verë e kuqe mbi trupat tanë… e, unë dua të shpik për ty parfumin prej zërit tënd që nxjerr tinguj të shenjtë… e, unë dua të ecësh në një labirinth prej gjakut tim si në një fushë beteje mbi kraharorë heronjsh.

Dua të ndalem pak më tepër tek teksti i këngës ” TI JETON “e cila prek dhe vdekjet e jetës sime.

Thonë që vdekja e mikut më të mirë është e njëjtë me atë të Nënës e Ati’t… unë, them ndoshta është edhe më keq. Humb një pjesë të vetvetes… humb dritën në fshehtësi të trurit ku mban gjërat më të vyera… ku mban peshën e një dashurie të rritur në çdo etape të jetës… për çdo qëllim e ideal të përbashkët.

Shoku bëhet heroi yt… trimëria e guximi… liria… frymëzimi e motivi… bëhet tekst e melodi… muzë e fortë që të kap dorën e të rìngré për të rijetuar edhe për atë. Shoku bëhet fati i së ardhmes sepse të duash jetën do veten në të mirë e në të keq.

Në këtë këngë i dashur Bekim të lexoj edhe ty përmes gërmave… ndiej si e ke përjetuar këtë ikje. Ndiej zemrën e një Artisti që netët e errëta kërkon ngushëllim tek kujtimet e pavdekshme.

Teksti i thjeshtë por me një ndjenjë të madhe shpirtërore më përcjell mesazhin e nuancave të dashurisë njerëzore… se nëse nuk të shfaqen në një natë me stuhi… nuk mund t’i shohësh kurrë ditën me diell.

E di, nuk jam një heroinë por një grua e thjeshtë që ende pret ” DITË e NATË ” sinjalet e tua të frymëmarrjes …

Mbrëmja po bie mbi qytetin ku jetoj… dielli u fsheh edhe njëherë PËRTEJ VETES për t’i lënë radhën hënës, të derdhë dritën e saj mbi misterin e jetës…

I dashur Artist,
për të mbyllur përshtypjen time për albumin tuaj dua të, të shpreh kënaqësinë që më dhuruat me çdo varg të këngëve… me çdo kompozim
të vogël, të madh,
të argjend’të , të larë me lirinë e shpirtit,
vargje si një tufë e larmë sysh
që të ndjekin gjithë kohës
të dukshme e të padukshme
në lojë provokuese
interesante e lundruese
të dhimbshme në hollësi
shpesh të paçmueshme
që bien thellë në përqafim
të kthjellta për fytyra egërshake.

Vargje
të veshura në pritje të natës
të agut që udhëton me dritën e parajsës
të zhveshur nën një tango të çlirshme
mbi shkëlqime të pasqyruar hijesh të buta.

Vargjet e këngëve
të duash muzikën
të urresh rastësitë
të admirosh muzikantin.

Bashkangjitur gjeni kanalin zyrtar të grupit në Youtube. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/channel/UCJBmFTV1aRwF30kZ64BF5SQ

Zani Band publikon këngën më të re, ‘Ke ikur larg’ (VIDEO)

‘Zani Band’ ka publikuar këngën ‘Ke ikur larg’, ku përmes vokalit të mrekullueshëm të Bashkim Kerqelit i këndohet një dashurie të humbur, shkruan KultPlus.

‘Zani Band’, një grup i ri që premton shumë, tashmë ka fituar adhuruesit e vet, duke lansuar vazhdimisht projekte që prekin tema të ndjeshme.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më pare, grupi publikoi këngën ‘Muret’, këngë kjo flet për izolimin e shtetit të Kosovës.

Teksti i ‘Ke ikur larg’ është shkruar nga Anton Nrecaj.

Më poshte gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Zani Band publikojnë “Muret”, kënga flet për izolimin e Kosovës (VIDEO)

Grupi ‘Zani Band’ kanë publikuar sot këngën më të re që mban titullin “Muret”, shkruan KultPlus.

“Muret s’na lon me dal, muret s’na lon me pa”, përmes këtyre vargjeve kuptohet fare lehte se kjo këngë flet për izolimin e Kosovës tash e sa vite.

Nën vokalin e Bashkim Kërqelit, dhe nën shoqërimin e instrumentistëve si: Blerat Kepuska, Edmond Gjinolli, Klodian Regjepaj dhe Bekim Kepuska, kënga vjen pa videoklip.

Kujtojmë që Zani Band vetëm para një muaji publikoi këngën “Ti jeton”.

Më poshtë, KultPlus ju sjell videon e këngës. / KultPlus.com

“N’Dritare”, kënga më e re e Zani Band (VIDEO)

Grupi muzikor “Zani Band” janë duke vazhduar rrugëtimin muzikor nëpërmjet lansimit të këngëve të reja, shkruan KultPlus.

“N’Dritare” mban emrin kënga më e re e grupit, përmes së cilit ata gëzuan artdashësit e tyre.

E mbështjellur me tinguj të dalur nga bateritë dhe kitara, “N’Dritare” përçon një emocion të këndshëm teksa tema e saj është dashuria. / KultPlus.com

‘Zani Band’ publikon këngën më të re, ‘Ti jeton’ (VIDEO)

Grupi ‘Zani Band’ sot ka publikuar këngën më të re, që mban titullin ‘Ti jeton’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Bekim Këpuska, orkestrimi nga Visar Kuçi, ndërsa vokali nga Bashkim Kërqeli.

‘Ti jeton’, një këngë që me nostalgji të madhe i flet dashurisë së shkuar.

Më poshtë, KultPlus ju sjell videon dhe tekstin e këngës.

Brenda meje rrjedh nje melodi
Me kthen ne kohe kujtime nostallgji
cdo note qe degjoj kaq shum me shijon
Kthehem pas nje kujtim qe me ngroh

Cdo dite shum afer me rri
gjurmet tua i ndjej dhe pse sje ti
me lidh biseda me lidhe jeta
me mendimet e tua te verteta,
ref
Ti jeton Ti jeton
Ne cdo kohe
Gjurmet ndjej gjurmet ndjej
Se je ti
Nuk harroj nuk harroj
Emrin tand
Ishe ti ishe ti
Qe heshtjen zgjove

ngado kaloj dicka me kujton
pa nje krahe kam mbetur po çaloj
shpirti yt ne kete vend jeton
hija jote me ndjek me mbulon
Bridge
edhe pse dua te shkruaj per ty
gjithmon gjej veten pa ndihme
lapsi me thyhet pa mbaru
letra me rreshqet nga duart. / KultPlus.com

‘Zani Band’ sjellë coverin e këngës së njohur të Agron Berishës (Video)

Grupi ‘Zani Band’ ka sjellur ripërpunimin e hitit të njohur ‘Ëndërr’ të Agron Berishës, i cili është publikuar sot, shkruan KultPlus.

Kënga ‘Ëndërr’ vazhdon të mbetet edhe sot një ndër hitet e pavdekshme dhe shumë e dashur për publikun shqiptar.

KultPlus ju sjellë më poshtë tekstin e plotë të këngës:

Sonte në natë të errët të kujtoj

i trazoj ëndrrat te këtij qyteti

te qytetit ku jam

a m’beson

unë i thërras në argëtim

Ëndërr, o Ëndërr

dëshirën ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe

Sonte në natë të errët të kujtoj

i trazoj unë ëndrrat të këtij qyteti

te qytetit ku jam a m’beson

unë i thërras në argëtim

Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar

në atdhe kam deshirë për të takuar

a m’beson a m’beson

Unë të thërras në argëtim

Ref. 2

Ëndërr, o Ëndërr

dëshirën ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe

E Dashur këtu jam i vetmuar në qytet te huaj larg prej teje

larg prej deëshires por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe

Ref. 2

Ënderr, o Ënderr

dëshirËn ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe./ KultPlus.com