Zef Pllumi: Ky popull edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet

Zef Pllumi qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

I pagëzuar Prenkë, lindi më 28 gusht 1924, i biri i Gjergj Tomës dhe Luke Mrisë, u lind nga e ëma në një zabel në tëbanin e tyne në bjeshkë. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t’iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së Bogës, mes Shkrelit dhe Shalës – bajrak ky i fundit ku ishte nip. Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhanës. Gjatë fëminisë takoi P. Gjergj Fishtën dhe P. Anton Harapin që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik “Saga e fëmijnisë”. Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon.

Më poshtë po sjellim këtë thënie të Zef Pllumit që është aktuale gjithmonë:

“Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet” / KultPlus.com

Zef Pllumi: Ajo shka i karakterizon udhëheqësat asht guximi i tepërt

Fragment nga vepra “Rrno vetëm për me tregue” nga Zef Pllumi:

… Simbas asaj historie që dij vetë, i thojshim Velkos, njerëzimi sundohet prej njerzve të dhunës, që nuk kanë mëshirë as dashuni, por vetëm dëshirë të pangopun për lavdi e pasuni. Natyrisht kanë dhelpninë që për mos me u thirrë “përbindsha” i paraqesin veprimet e veta në bazë të mbrojtjes të ndonjë feje, ideologjie, filozofie o ideali. Ajo shka i karakterizon udhëheqësat, asht guximi i tepërt. Kështu ata pa kurrfarë ndrotje kcejnë në shpinë të kalit me vrull e lshojnë kushtrimin:

“Kush asht trim le të vijë mas meje me vdekë për liri”.

Këtë fjalën e fundit këta heronj të historisë e kanë zëvendësue dikush me “fe”, tjetri me “ideal”, me “atdhe” e me proshka të tjera që u vijshin ma përshtat për me gënjye nji turmë të verbët e cila tue bërtitë “urra” i shkojnë mbrapa me turr, posi nji ortek bore, tue gjumue, tue marrë hov e sulm sa herë që “prijsi në kal” valëvit e tund nji copë leckë, nji, dy, ose tringjyrshe, pse ai nuk din të numërojë të katërtën. Ajo copë leckë thërret “simbol”, “ideal” etj. Shiko, shife në Spanjë se si demi i egër sulmon nji pecë të kuqe. Kjo asht “turma” ose “populli” dhe në krye të saj “heroi” që ban historinë…

Velko, tash sa mija vjetësh njerzimi vërtitet në nji “rreth vicioz” në kërkim të lirisë, ndërsa ajo rrin atje larg tue u zbavitë pamëshirshëm për marrinë e gjithmonshme të turmave që kërkojnë “nji prijës”, e adhurojnë atë, ecin mbas ligjeve të tija e jo të Zotit … / KultPlus.com

Zef Pllumi: Ky popull edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet

25 shtatori shënon ikjen e At Zef Pllumit në amshim

Zef Pllumi qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

I pagëzuar Prenkë, lindi më 28 gusht 1924, i biri i Gjergj Tomës dhe Luke Mrisë, u lind nga e ëma në një zabel në tëbanin e tyne në bjeshkë. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t’iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së Bogës, mes Shkrelit dhe Shalës – bajrak ky i fundit ku ishte nip. Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhanës. Gjatë fëminisë takoi P. Gjergj Fishtën dhe P. Anton Harapin që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik “Saga e fëmijnisë”. Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon.

Më poshtë po sjellim këtë thënie të Zef Pllumit që është aktuale gjithmonë:

“Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet” / KultPlus.com

Zef Pllumi: Ky popull edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet

Zef Pllumi qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

I pagëzuar Prenkë, lindi më 28 gusht 1924, i biri i Gjergj Tomës dhe Luke Mrisë, u lind nga e ëma në një zabel në tëbanin e tyne në bjeshkë. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t’iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së Bogës, mes Shkrelit dhe Shalës – bajrak ky i fundit ku ishte nip.

Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhanës. Gjatë fëminisë takoi P. Gjergj Fishtën dhe P. Anton Harapin që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik “Saga e fëmijnisë”. Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon.

Më poshtë po sjellim këtë thënie të Zef Pllumit që është aktuale pothuajse gjithmonë:

“Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet” /KultPlus.com

Zef Pllumi: Ky popull edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet

Zef Pllumi qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

I pagëzuar Prenkë, lindi më 28 gusht 1924, i biri i Gjergj Tomës dhe Luke Mrisë, u lind nga e ëma në një zabel në tëbanin e tyne në bjeshkë. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t’iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së Bogës, mes Shkrelit dhe Shalës – bajrak ky i fundit ku ishte nip. Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhanës. Gjatë fëminisë takoi P. Gjergj Fishtën dhe P. Anton Harapin që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik “Saga e fëmijnisë”. Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon.

Më poshtë po sjellim këtë thënie të Zef Pllumit që është aktuale gjithmonë:

“Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet” /KultPlus.com

‘Jemi verbue shpirtnisht, na mungon dashunia’

Nga At Zef Pllumi

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën ..

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane. / KultPlus.com