Përkujtohet Zef Serembe, poeti me shpirt të trazuar

Si sot më 6 mars 1844, lindi poeti arbëresh Zef Serembe.

…Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Që herët u lidh me Lëvizjen Garibaldi dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Ngjarjet politike shoqërore në Itali, pas bashkimit të saj, e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësitë vetjake (vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës), i shkaktuan krizë të thellë shpirtërore. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtërisht, merr rrugën e mërgimit dhe e mbyll jetën, në San Paolo të Brazilit, më 1901. Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Zef Serembe është poet i frymëzuar spontan. Ai lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë. Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora D’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta.

Një vjershë e tij u publikua në gazetën “Arbri i Ri”, të drejtuar prej publicistit të shquar arbëresh, Zef Skiroi. 39 prej vjershave të shkruara në shqip, u botuan pas vdekjes së tij në përmbledhjen “Vjersha”, në Milano, në vitin 1926. Gama e veprës së tij përfshin lirika melodioze për dashurinë, himne për vendlindjen, vjersha për miqësinë, për natyrën, për religjonin. Në mesin e lirikave që i kushtohen atdheut, veçohen ato të thurura për Ali Pashë Tepelenën dhe Dora D’Istrias.

Tituj të veprave:

Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese (Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883, në italisht dhe shqip.

Sonetti vari (Sonete të ndryshme), Napoli, 1890.

Il reduce soldato, ballata lirica, New York, 1895, vetëm në italisht.

Vjershe – 1926, botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo Serembe.

Falë kërkimeve për tekstet e humbura të poezive të Zef Serembes, vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij që plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit:

Omaggio a Giuseppe Serembe, Kozencë, 1988;

Alla ricerca del Serembe autentico, Kozencë, 1991;

Poezi, Tiranë, 1999;

Më të bukurës në Strigar, Tiranë, 2000.

Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.
Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.
Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…
Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli me zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e fle.

Arkivi Qendror i Shtetit në këtë përvjetor sjell bashkëlidhur, dekretin për dhënien e Urdhrit të Flamurit poetit Serembe dhe shënime për jetën dhe veprimtarinë e tij nga N. Resuli, të kopjuara nga Musine Kokolari. / atsh/ KultPlus.com

Zef Serembe, poeti lirik dhe luftëtari arbëresh

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi atdhetarin, poetin lirik arbëresh, Zef Serembe. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bë mik.

Që herët u lidh me Lëvizjen Garibaldine dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Ngjarjet politike shoqërore në Itali, pas bashkimit të saj, e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësitë vetjake (vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës), i shkaktuan krizë të thellë shpirtërore. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtërisht, merr rrugën e mërgimit dhe e mbyll jetën, në San Paolo të Brazilit, më 1901.

Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Zef Serembe është poet i frymëzuar spontan. Ai lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë. Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora d’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta.

Disa nga titujt e veprave të tij: “Poesie italiane e canti originali tradotti dall’albanese”, Kozencë 1883; “Sonetti vari”, Napoli, 1890; “Il reduce soldato”, New York, 1895; “Vjershe – 1926”, botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo Serembe.

Falë kërkimeve për tekstet e humbura të poezive të Zef Serembes, vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij që plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit: “Omaggio a Giuseppe Serembe”, Kozencë, 1988; “Alla ricerca del Serembe autentico”, Kozencë, 1991; Poezi, Tiranë, 1999. / atsh / KultPlus.com

121 vite pa poetin arbëresh Zef Serembe

Sot shënohen 121 vite nga ndarja nga jeta e poetit Zef Serembe në Brazil. Serembe ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul me familjen në Brazil dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I pushtuar nga kjo humbje poeti arbëresh mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj.

Me ndihmën e një letre-porosi nga princesha rumune  me origjinë shqiptare Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Por atje mori veç zhgënjim dhe u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte. Iu desh të kthehej në këmbë nga Franca për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime.

Në Livorno, arbëreshi  Dhimitër Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Në vitin 1866 shkoi te arbëreshët në Sicili, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar.

Shkroi shumë poezi dhe disa prej  vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite. Një vëllim i vargjeve të tij në italisht u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq më 3 dhjetor të vitit 1901 në Shën Pali, të  Brazilit.

Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit. /KultPlus.com

Biblioteka kombëtare kujton lirikun e vargut-arbëresh Zef Seremben

Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është padyshim ajo e arbëreshit Zef Serembe. 120 vjetori i vdekjes së tij kujtohet nga Biblioteka Kombëtare përmes një ekspozite. Shefja e sektorit të albanologjisë Alda Bicoku, thotë se tashmë është kthyer në traditë rikthimi në memorie e figurave të shquara.

Në hyrje të sallës shkencore prezantohen vepra origjinale, botime të ndryshme, periodikë dhe studime rreth Serembes.

Lexuesit këtë formë prezantimi e shohin si një domosdoshmëri që të transmetohen vlerat e tyre tek brezi i ri.

Poezia e Serembes shquhet për melankolizmin dhe lirizmin, por në poezinë “Vrull” të Zef Serembes pasqyrohet fati i arbëreshëve. Zef Serembe krijoi poezinë lirike moderne arbërore duke u mbështetur në traditë. Zef Serembe shënon hapin e parë që e la Arbrinë e Motit të Madh dhe iu kthye Shqipërisë së moteve të reja me mall  përmes vargjeve të tij patriotike ./abcnews/KultPlus.com

‘Fytyra e saj’


Poezi nga Zef Serembe

Si vajza ime e bukur s’ka asnje
e prere,e holle si kumbull drejt me rri
Kur ecen shkon si zog e mbase me
zerin e saj ngre plote harmoni.
I ndan floket ne mes e rrethas ve
gershetin qe i shkelqen krejt ne te zi
i feks ballin qe rreze ze
si gryka e detit ne agim-ne e ri.
Te zeze e tere mend e mall te thelle
syte e saja shkelqejne mese hene
ne mes faqes i qesh hunda e holle.
Ka buzet si merxhan eshte faqe holle
doren dhe zverkun si alabaster vene
Edhe kur qesh sikur te ngre ne qiell./KultPlus.com

Vrull

Poezi nga Zef Serembe

Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli më zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. / KultPlus.com

119 vjet pa poetin arbëresh Zef Serembe

Poeti lirik arbëresh Zef Serembe lindi në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues Jeronim De Radën. Që herët u lidh me lëvizjen garibaldine dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri.

Ngjarjet politike shoqërore në Itali pas bashkimit të saj e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësitë vetjake (vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës) i shkaktuan një krizë të thellë shpirtërore. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtërisht, merr përsëri udhën e mërgimit dhe e mbyll jetën në një gjendje çrregullimi të rëndë mendor, në San Paolo të Brazilit.

Në vitin 1883 botoi vëllimin me vjersha italisht “Poesie italiane e canti originali tradotti dell albanese” (“Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”), në v. ’90 një përmbledhje me tingëllima italisht “Sonetti vari”. Shumë dorëshkrime të Serembes kanë humbur (midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Pas vdekjes, i nipi, K. Serembe, botoi një pjesë të krijimeve poetike të tij në përmbledhjen “Vjershe” (1926). Serembe lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë.

Në vjershat atdhetare grishi në luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora d’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar (“Elegji”, “Kujtim” etj.) dhe të zhgënjyer nga jeta. Në poezinë e tij të përshkuar nga një ndjenjë malli, gërshetohen optimizmi e stoicizmi me nota të trishtuara mistike e pesimiste. Serembe është poet i frymëzuar spontan. Poezia e tij është shprehje e kontradiktave dhe e zhgënjimit tragjik që përjetonin intelektualët arbëreshë. Poeti kërkon strehë e ngushëllim te feja, po edhe ajo nuk e qetëson dot. Nota e re kushtruese që dallon lirikën atdhetare dhe një pjesë të lirikës shoqërore të Serembes gjeti shprehje kryesisht përmes stilit patetiko-oratorik; motivet e zhgënjimit, të vetmisë, konflikti me shoqërinë, gjetën shprehje kryesisht përmes stilit liriko-introspektiv. Ky i fundit harmonizohet me veçoritë e individualitetit krijues të Serembes, të spontanitetit gati naiv, gati fëmijëror, që e bën poezinë e tij të freskët e komunikuese. Poezia e tij është një poezi ngjyrash e dritash të forta. Figurat e tij më të dashura janë antitezat, metafora e simbolet. Serembe vijoi traditën e ndikimit nga poezia popullore. Ndërsa De Rada e Dara u ndikuan kryesisht nga këngët tradicionale epiko-lirike, Serembe mbështetet te xgargetat (këngë të reja popullore të erotikës arbëreshe, të krijuara nën ndikimin e poezisë popullore italiane të Kalabrisë).

Falë kërkimeve për tekstet e panjohura të poezive të Serembes vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij (“Omaggio a Giuseppe Serembe”, Cosenza, 1988 ; “Alla ricerca del Serembe autentico”, Cosenza, 1991 ; “Poezi”, Tiranë, 1999 ; “Më të bukurës në Strigar”, Tiranë, 2000), që plotësojnë njohjen për krijimtarinë e poetit. / Redaktori.net / KultPlus.com