Lumnije Berisha sjell librin “Zëra Hibrid”, promovimi sonte në KultPlus Caffe Gallery

Sonte, duke filluar nga ora 18.00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery do të përurohet libri i autores Lumnije Berisha, me titull “Zëra Hibrid”.

Ky libër sjell në kujtesën e lexuesve personazhe nga sfera të ndryshme jetësore.

Libri “Zëra Hibrid”, i autores Lumnije Berisha, i përket një zhanri shumë të veçantë të gazetarisë. Mbase profesioni i autores, si gazetare, e ka nxitur atë që t’i botojë në një libër intervistat e realizuara me personalitete të rëndësishme shqiptare që jetojnë në Kosovë, Shqipëri si dhe në Diasporë.

Libri “Zëra Hibrid”, ofron një perspektivë të pasur të identitetit kombëtar dhe shoqëror të Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjell një panoramë të pasur të krijimtarisë dhe kontributit të personaliteteve të shquara shqiptare në fushat e kulturës, letërsisë, politikës dhe gazetarisë.

BIOGRAFIA

Lumnije Berisha u lind në Dardanë (ish Kamenicë). Studimet për gazetari i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse studimet Master në drejtimin “Komunikim Masiv dhe Gazetari”, i përfundoi në Kolegjin AAB, ku mori titullin MA me temën “Qasja e Institucioneve dhe e Mediave ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”, e cila në vitin 2018 u bë libri i saj i parë. Që nga viti 2013 Berisha është autore e emisionit “Për një Botë më të Mirë” në Radio Kosovë, ku trajton tema sociale. Gjithashtu, një periudhë kohore e ka drejtuar edhe emisionin “Kaleidoskop”, po në Radio Kosovë, në të cilin ka trajtuar tema të ndryshme me personalitete të shquara shqiptare. Lumnije Berisha ka ndjekur edhe trajnime të ndryshme nga të cilat ka marrë licenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2021 ka botuar librin “Pikturë me fjalë”, i ribotuar në po të njëjtin vit. “Zëra Hibrid”, është libri i saj i tretë, në të cilin shpalosë rrëfime të thella dhe të pasura nëpërmjet intervistave me një gamë të gjerë personalitetesh shqiptare. Në këtë libër lexuesit njihen me një panoramë të gjallë të botës së tyre./ KultPlus.com

Lumnije Berisha sjell librin “Zëra Hibrid”, promovimi më 24 shtator

Të martën, më 24 shtator, nga ora 18.00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery do të përurohet libri i autores Lumnije Berisha, me titull “Zëra Hibrid”.

Ky libër sjell në kujtesën e lexuesve personazhe nga sfera të ndryshme jetësore.

Libri “Zëra Hibrid”, i autores Lumnije Berisha, i përket një zhanri shumë të veçantë të gazetarisë. Mbase profesioni i autores, si gazetare, e ka nxitur atë që t’i botojë në një libër intervistat e realizuara me personalitete të rëndësishme shqiptare që jetojnë në Kosovë, Shqipëri si dhe në Diasporë.

Libri “Zëra Hibrid”, ofron një perspektivë të pasur të identitetit kombëtar dhe shoqëror të Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjell një panoramë të pasur të krijimtarisë dhe kontributit të personaliteteve të shquara shqiptare në fushat e kulturës, letërsisë, politikës dhe gazetarisë.

BIOGRAFIA Lumnije Berisha u lind në Dardanë (ish Kamenicë). Studimet për gazetari i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse studimet Master në drejtimin “Komunikim Masiv dhe Gazetari”, i përfundoi në Kolegjin AAB, ku mori titullin MA me temën “Qasja e Institucioneve dhe e Mediave ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”, e cila në vitin 2018 u bë libri i saj i parë. Që nga viti 2013 Berisha është autore e emisionit “Për një Botë më të Mirë” në Radio Kosovë, ku trajton tema sociale. Gjithashtu, një periudhë kohore e ka drejtuar edhe emisionin “Kaleidoskop”, po në Radio Kosovë, në të cilin ka trajtuar tema të ndryshme me personalitete të shquara shqiptare. Lumnije Berisha ka ndjekur edhe trajnime të ndryshme nga të cilat ka marrë licenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2021 ka botuar librin “Pikturë me fjalë”, i ribotuar në po të njëjtin vit. “Zëra Hibrid”, është libri i saj i tretë, në të cilin shpalosë rrëfime të thella dhe të pasura nëpërmjet intervistave me një gamë të gjerë personalitetesh shqiptare. Në këtë libër lexuesit njihen me një panoramë të gjallë të botës së tyre./ KultPlus.com