Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqëndruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.
Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.
Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.
Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.
Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm./ KultPlus.com
