“Rrugëtim drejt vetvetes” (Kujtimet e një psikiatri) nga Irvin D. Yalom është një nga librat më të lexuar, ku shtjellohet për mrekulli filozofia e Niçes dhe e Frojdit. Këtu kemi një pjesë të shkëputur nga ky libër ku shtjellohet pyetja mbi Zotin si dhe përgjigja e Spinozës mbi këtë pyetje, KultPlus.com
“Isha adoleshent kur dëgjova për herë të parë përgjigjen e Ajnshtajnit për teorinë e kuanteve: “Zoti nuk luan zare me universin”. Si shumica e djelmoshave adoleshentë me prirje nga shkencat ekzakte, unë e nderoja Ajnshtajnin dhe u habita kur mora vesh që ai besonte në Zot. Ky fakt vuri në pikëpyetje skepticizmin tim fetar, ndaj kërkova shpjegim nga mësuesi im i lëndëve shkencore në shkollën e mesme.
Përgjigja e tij: “Zoti i Ajnshtajnit është Zoti i Spinozës”. “Ç’kuptim ka kjo? – pyeta. – Kush të jetë Spinoza vallë?” Mësova se Spinoza ishte një filozof i shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe pionier i revolucionit shkencor. Edhe pse shpesh ai i referohej Zotit nëpër shkrimet e tij, komuniteti hebre e kishe përjashtuar për herezi në moshën njëzetekatërvjeçare dhe shumë dijetarë, për të mos thënë shumica e tyre, e shikonin si një ateist të fshehtë.
“Do të ishte e rrezikshme, -më tregoi mësuesi, – që Spinoza të shprehte skepticizmin e tij për ekzistencën e Zotit në shekullin e shtatëmbëdhjetë, ndaj ai e mbronte veten duke futur shpesh fjalën Zot.” Megjithatë, sa herë Spinoza përdor fjalën “Zot”, shumica e dijetarëve e kuptojnë se ai nënkupton ligjet e rregullta të natyrës”
Për më shumë se 50 vite, vdekja ka qenë një pjesë e trishtë e jetës së jashtëzakonshme të Stephen Hawking-ut.
Fizikanti i njohur i cili vdiq në moshën 76 vjeçare, nuk
shpresonte se do ta priste ditëlindjen e tij të 25-të, pasi në moshën 21
vjeçare ishte diagnostifikuar me një sëmundje neuro-degjenerative të
pashërueshme.
Ndonëse Hawking i mposhti vështirësitë për pesë dekada, në
vitin 2011 ky shkenctar kishte thënë për “The Guardian” se vdekja s’ka qenë
asnjëherë larg mendjes së tij.
“Për këto 49 vite kam jetuar me përspektivën e një vdekje të
hershme. Unë s’kam frikë nga vdekja, por as nuk po nxitohem drejt saj. Deri në
atë ditë, kam shumë gjëra për të bërë”, kishte thënë Hawking.
Në vazhdim po ju paraqesim disa nga mendimet më interesante të këtij shkenctari rreth vdekjes, jetës së përtejme dhe Zotit.
Hawking-u nuk besonte në parajsë
Ky shkenctar kishte një pikëpamje pragmatike rreth asaj se
çfarë ndodh me trupin dhe trurin pas vdekjes.
“Unë e konsideroj trurin si një kompjuter i cili do të
ndalojë së punuari atëherë kur përbërësit e tij dështojnë”, kishte thënë ai për
“The Guardian”. “Për kompjuterët e prishur nuk ekziston parajsa e as jeta e
përtejme; kjo është vetëm një përrallë për njerëzit që kanë frikë nga
errësira.”
Ai besonte në “një Zot të papërcaktuar”, por jo në një
krijues
Hawking i referohej emrit të Zotit në librin e tij themelor
“Një histori e shkurtër e kohës” (A Brief History of Time), ku shkruante se
nëse fizikantët do të mund të gjenin një “Teori të gjithçkaje” – e cila do të
ishte një shpjegim i ndërlidhur rreth asaj se si funksionon gjithësia – ata do
të mund ta vërenin “mendjen e Zotit”.
Por në disa intervista dhe shkrime të mëvonshme, si ajo e
vitit 2010 e titulluar “The Grand Design”, Hawking ka sqaruar se ai nuk ka qenë
duke iu referuar një krijuesi në kuptimin tradicional.
“Krijimi spontan ose i vetvetishëm është arsyeja që ekziston
diçka në vend të asgjëje, që ekziston gjithësia, që ekzistojmë ne”, shkruante
ai në “The Grand Design”. “Nuk është e domosdoshme të thirret Zoti për ta ndezur
“Letrën e kaltërt” dhe ta vë gjithësinë në lëvizje.”
Përdorimi i fjalës “Zot”, kishte thënë Hawking për “Times”
pas publikimit të librit, është më shumë figurativ se sa i mirëfilltë.
“Zoti është emri të cilin njerëzit ia japin arsyes se përse
ne jemi këtu” kishte thënë ai. “Mirëpo unë mendoj që arsyeja është ligj i
fizikës, më tepër se sa dikush me të cilin mund të kesh një marrëdhënie
personale. Një Zot i papërcaktuar.”
Hawking e konsideronte veten Ateist
Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, Stephen
Hawking kishte folur mjaft qartë për mendimet e tij mbi Zotin,
“Para se ta kuptojmë shkencën, është e natyrshme për ne të
besojmë që Zoti e ka krijuar gjithësinë. Por shkenca sot ofron një shpjegim
shumë më bindës”, kishte thënë ai. “Ajo që kam menduar kur kam thënë se ‘ne do
ta njihnim mendjen e Zotit’ është që ne do ta njihnim çdo gjë që Zoti do ta
njihte, nëse ai do të ekzistonte, por që nuk ekziston. Unë jam një Ateist”
kishte thënë Hawking.
Por prap mendonte se gjithësia e kishte një kuptim
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”
edhe pse Hawking-u refuzonte ta përdorte termin tradicional “Zot” ose
“Krijues”, ai thellësisht besonte se gjithësia dhe jeta e kanë një kuptim.
“Mos harroni të shikoni lartë tek yjet dhe jo poshtë tek
këmbët. Tentoni t’i jepni kuptim asaj që e shihni dhe vriteni mendjen rreth
asaj se çfarë e bënë gjithësinë të ekzistojë” kishte thënë Haëking mbi kuptimin
e jetës.
“Bëhu kurioz. Sado e vështirë mund të duket jeta, ekziston
gjithmonë diçka që mund të bësh dhe të kesh sukses.”
“Zoti pëlqen ta tregojë fuqinë e Tij përmes stuhive të tua”.
“Hape zemrën tënde dhe ftoje Zotin në çdo situatë të jetës tënde, pasi kur Zoti hyn në skenë, ndodhin mrekullitë”.
“Zoti është burimi i gjithë fuqisë dhe lutja është thelbësore për ta përjetuar fuqinë e Tij në jetët tona”.
“Fuqia e Zotit do të largojë nga planet e tua dhe do të vendosë në planet e Zotit”.
“Vendose bësimin tënd në fuqinë e Zotit”.
“Fuqia e Zotit duket më mirë në dobësinë tënde”.
“Ktheje dhimbjen tënde në fuqi përmes besimit në fuqinë e Zotit. Ai do të japë gjithë fuqinë e duhur për t’i përballuar vështirësitë”.
“Zoti ka thurur plane për ne, edhe pse ne nuk i shohim, nuk i ndiejmë apo nuk i presim. Zoti po punon përmes lutjeve tona”.
“Një person që nuk beson, i lutet Zotit: “Mos më jep më probleme”, ndërsa një besimtar i lutet Zotit: “Më jep fuqinë të përballoj problemet që Ti më ke dhënë””. / bota.al
“Funksioni i lutjes nuk është të ndikohet tek Zoti, por më shumë të ndryshohët natyra e atij që lutet.”
– Søren Kierkegaard
“Sa më e errët nata, aq më të shndritshëm janë yjet; Sa më i thellë që është mjerimi, aq më afër është Zoti.”
– Fyodor Dostoyevsky
“Nëse dëshiron ta dish se çfarë mendon Zoti për paratë, thjeshtë shikoji njerëzit të cilëve ai u’a ka dhënë ato.”
– Dorothy Parker
“Unë besoj në Zot, por jo si një gjë, jo si një burrë i vjetër që rri në qiell. Unë besoj se ajo që njerëzit e quajn Zot është brenda secilit prej nesh. Unë besoj se ajo që e ka thënë Jezusi, Muhamedi, Buddha dhe gjithë të tjerët ka qenë e drejtë. Vetëm se përkthime i tyre është bërë gabim.”
– John Lennon
“Unë nuk besoj në Zot dhe nuk jam ateist.”
– Albert Camus
“Zoti është një rreth qendra e të cilit është gjithkund, ndërsa perimetri i tij askund.”
– Voltaire
“Unë nuk ndjehem i obliguar të besoj se i njejti Zot i cili na ka pajisur me ndjenja, arsye dhe intelekt, ka për qëllim që ne ta harrojmë përdorimin e tyre.”
– Galileo Galilei
“Ajo që je është dhurata e Zotit për ty; ajo që do të bëhesh është dhurata e jote për Zotin.”
– Hans Urs von Balthasar
“Fjala ‘Zot’ për mua nuk është asgjë më shumë veçse një shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore. Bibla për mua është një koleksion i legjendave të respektuar por megjithatë mjaftë fëmijërore. Asnjë interpretim, pavarësisht se sa i mprehtë, nuk mund ta ndryshojë këtë.”
– Albert Einstein
Zoti nuk paraqitet shpesh në librat e zhanrit trillim, por në librat e tillë, sikur tek Dostojevski e tek Burgess, Zoti vjen në forma të ndryshme.
Po i prezantojmë këtu pesë libra në të cilët flitet për Zotin, më shumë se në librat tjerë.
– Vëllezërit Karamazov / Dostojevski
“Zoti është i vdekur”, dhe kësisoj është interpretimi i Ivan Karamazov. Debati vazhdon midis tij dhe vëllait, Alyoshas, për vuajtjen e njerëzve në botë, për dhunën që përjetojnë fëmijët, vrasjet. A ja vlen të jetohet me dashuri në një botë ku fëmijët, sidomos ata, vuajnë?
– The Last Temptation / Nikos Kazantzakis
Është diçka thelbësore në këtë libër rreth jetës së Jezusit që mungon tek Ungjilli, ndërsa rekomandohet për ata që duan të dinë më shumë për natyrën e jetës së Jezusit dhe për udhëtimin nga njeriu tek Zoti. Pjesa e fundit e librit, shumë e përfolur nga të krishterët, është një prej pasazheve letrare më misterioze, imagjinuese dhe magjepsëse.
– Earthly Powers / Anthony Burgess
Në qendër të këtij libri 800 faqësh është Carlo Campanati, një prift që bëhet kardinal, e më pas Papë (përfaqësues i Zotit në Tokë), ndërsa e rrahë një biznesmen nga Malajzia, e torturon një oficer gjerman, e krejt në fund e shkruan një traktat për dashurinë e përbetuar të krishterimit. Ky mbetet një ndër personazhet letrare, morali i të cilit mbushet plot me predikime e me errësirë.
– The Time of the Angels / Iris Murdoch
Kjo i ngjan një telenovele ku “Zoti ka vdekur”. Shtatë karaktere provojnë të jetojnë, në frekuenca të ndryshme të sikletit, në një botë ku nuk ka Zot. Kjo është problematika kryesore ekzistenciale, me ngjarjen që ndodhë në një kështjellë të vjetër rrethuar me mjegull, ku edhe të jesh njeri i mirë është një betejë. Boshllëk do të jenë engjëjt keqdashës, edhe nëse bota ka a s’ka Zot. Nëse largohemi individualisht nga Zoti, më pas do të detyrohemi të dëgjojmë vetëm Tchaikovskyn, shkruan autorja e librit.
– Moderniteti dhe Holokausti / Zygmunt Bauman
Jo një novelë, por një libër studimor ku Zoti vjen në forma të ndryshme. “Zoti, është atje, në flakët ku po digjen fëmijët”, thonë viktimat e Holokaustit në kërkim të Zotit që do ti shpëtojë. Bauman e shkruan librin pasi ka hulumtuar për vite e vite se si është e mundur që moderniteti e lejoi Holokaustin. Sot, diçka e tillë mund të ndodhë me lehtësi e bota të jetë e trullosur prej aktualiteteve tjera. Zoti, ku është?
(Një pjesë e listës është marrë nga The Guardian ) / KultPlus.com
Një prej filozofëve danezë më të njohur, e i cili konsiderohet edhe si themelues i ekzistencializmit bashkëkohor, Soren Kierkegaard (1813-1855), përgjigjet në pyetjen pse ti besosh Zotit?
Sipas tij, njeriu mund të jetë vetvetja vetëm para Zotit.
“Njeriu vjen në jetë me gjithçka, i pajisur me jetë materiale dhe me shpirt. Gjithçka na është dhënë që mendja jonë të pasurohet sa më tepër që është e mundur. E vërtetë, supozohet që do të vuajmë, por në asnjë moment unë nuk e kam humbur shpresën. Fuqishëm i kam bërë ballë jetës” tregon Kierkegaard.
***
France Culture po e transmeton një dokumentar radiofonik ku tregohet më shumë mbi këtë diskutim. Kierkegaard thotë se si i vogël i është bindur gjithçkaje, por asnjëherë idesë që të mos jetë një zog i lirë.
“I kam kërkuar kohë më parë Zotit të më japë zellin dhe durimin e nevojshëm që unë ta kryej detyrën të cilën ai vetë ma ka dhuruar. Unë arsyetoj nga ekzistenca, jo përreth ekzistencës. Duhet ta kërkojmë Zotin, por ndonjëherë mëkati ynë na pengon që ta bëjmë këtë” pohon filozofi, shkruan KultPlus.
***
Kierkegaard e ka thënë moti se ekzistenca e Zotit nuk mund të vërtetohet. Ai gjithmonë e ka potencuar se Zoti është përtej nesh, njëjtë edhe ekzistenca e tij. Ai thotë se megjithatë, vendimi më i mirë në jetë është të jetojmë të mbështetur tek Zoti. / KultPlus.com