Shfaqja “ARKA” me tekst, regji dhe aktrim të Mentor Zymberajt ka fituar Çmimin Kryesor të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Actor of Europë”, i cili është mbajtur në Prespë- Maqedoni.
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se shfaqja “Arka” ka fituar çmimin “Shfaqja më e mirë” pasi Juria Ndërkombëtare e Festivalit ka vlerësuar lartë shfaqjen dhe gjitha segmentet artistike të saj.
Artistët tjerë të cilët morën pjesë në monodramën ARKA janë:
Mirak Zymberaj – Asistent regjisor,
Bibi Qena – Zeri i aktores
Mrike Zymberaj – kostumografi
Astrit Pallaska – Kompozitor
Memli Kelmendi – Perpunues toni dhe efekteve
Yllka Kuqi – Soliste
Fadil Bekteshi – Ndriques
Miran Zymberaj – Organizator
Shfaqja “ARKA” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e saj jubilar./ KultPlus.com

