Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka vendosur për ndryshim të vulës zyrtare në këtë komunë.
Nga “Zyra administrative e Mitrovicës së Veriut” në vulën e re do të shkruhet “Republika e Kosovës – Komuna Mitrovica e Veriut”.
Atiq u betua më 19 maj në ceremoni e procedurë të shkurtër.
Ai fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit, në procesin e bojkotuar nga serbët. Është hera e parë që kjo komunë udhëhiqet nga një shqiptar. / KultPlus.com
