27 Tetor, 2022 - 4:30 pm
Sot shënohet gjithsej një vit nga vdekja e regjisores së njohur, Burbuqe Berisha, shkruan KultPlus.
Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar ka vdekur në moshën 51-vjeçare në Ministrinë e Kulturës.
Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.
Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB. / KultPlus.com