11 aktore bëhen bashkë për shfaqjen teatrale ‘7 minuta’

7 Shkurt, 2024 - 6:00 pm

Një tekst i fuqishëm nga Stefano Massini dhe regjisorja Driada Dervishi,  bëjnë bashkë 11 aktore. Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, vazhdon turneun e saj dhe së shpejti do të vihet në skenën e Pallatit të Kulturës, në Ersekë.

Në këtë shfaqje do të interpretojë një trupë aktoresh të mirënjohura: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj.

Pjesa teatrale trajton historinë e një grupi punëtoresh të një biznesi tekstilesh i cili do të blihet nga një kompani shumëkombëshe. Gratë duken të lehtësuara që nuk do të ketë pushime nga puna por, në marrëveshjen e shitjes ka një pikë të veçantë. Të mbyllura në një dhomë, 11 gratë diskutojnë nëse do e pranojnë uljen prej 7 minutash të pushimit të drekës.  7 minuta fillimisht u duken pak, por debati nis e nxehet dhe çdo grua sjell në atë dhomë, gjithë jetën e saj, përpara se të japë votën./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme