2 Mars, 2020 - 11:12 am
Më 4 mars, Teatri ODA kremton 17 vjetorin e themelimit. Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori për ODA-në, do të luhet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje” e bashkë-prodhuar me kompaninë teatrore “La Rremë” bazuar në dramën e Almir Imshireviq e në regji të Agon Myftarit dhe me lojën e aktorëve: Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi. Kjo shfaqje po ashtu shënon 8 vjetorin e premierës, e që flet shumë për suksesin e saj. Shfaqja vjen më datë 4 mars, prej orës 20:00. Pas shfaqjes do të bëhet një bashkëbisedim për rrugën e ODA-së dhe shfaqjes “Sikur kjo të ishte shfaqje” përgjatë një kokteji modest. / KultPlus.com |