22 Mars, 2021 - 12:59 pm
Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes makabre të aktores Adriana Abdullahu, e cila u vra në mars të vitit 1999 nga sulmi i forcave serbe në një kafiteri në Prishtinë, pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s, shkruan KultPlus.
Adriana ishte një aktore e talentuar, plot jetë e e dashur për të gjithë. Kishte fatin të shëtiste botën dhe kjo e kishte kultivuar edhe më shumë personalitetin e saj kulturorë e social.
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Adrians, teatri i qytetit të Ferizajt që njëkohësisht mban emrin e aktores, e ka kujtuar atë përmes një postimi në facebook ku shprehin krenarinë e tyre që teatri mban emrin e aktores.
“Prindërit e kolegët e saj e përshkruajnë si një vajzë të hareshme e me dell humori të rrallë. Buzëqeshja dhe perspektiva e aj u ndërprenë dhunshëm nga një sulm i papritur i forcave serbe në një lokal ku Adriana dhe miqtë e saj takoheshin mbrëmjeve, kështu duke shuar një shpirt artisteje, e një vajzë që ishte shembull emancipimi e progresi shoqëror. Sot, teatri i Ferizajt, mban me krenari emrin “Teatri Adriana” dhe në vazhdimësi mëton të kujtoj e të afirmoj vlerat e saja njerëzore e artistike”. / KultPlus.com