1 Shkurt, 2024 - 11:45 pm
11 gra flasin për të drejtat e tyre. Secila me një histori. Janë 11 aktoret e shfaqjes “7 minuta” e cila ndaloi në qytetin e Lezhës. Vepra u vu në skenë në Pallatin e Kulturës i cili është rikonstruktuar ndërsa u prit shumë mirë nga publiku lezhian. Vetë aktoret tregojnë emocionet që u dha shikuesi që kishte mbushur sallën.
Zamira Kita: Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, publiku ka qenë shumë i dashur dhe është përcjellë një mesazh shumë i rëndësishëm sepse ne jemi 11 aktore që luajmë në këtë shfaqje.
Olta Daku: Vërtet jam shumë e lumtur. Komplimente për këtë teatër të mrekullueshëm, komplimente për spektatorin.
Rudina Dembacaj: Ishte shumë kënaqësi që u riktheva në qytetin tim dhe jam shumë krenare për sallën e Pallatit të Kulturës. Publiku shumë i ngrohtë.
Driada Dervishi: Kënaqësi për mua të vij për herë të parë në Lezhë dhe të kemi këtë mikëpritje. 7 minuta fillon një turne shfaqjesh dhe ndalon në Lezhë.
Shfaqja me regji të Driada Dervishit është ngjitur në skenë edhe në Tiranë ndërsa do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit./KlanNews/KultPlus.com