5 Dhjetor, 2018 - 6:00 pm
Të premten, më 7 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “As andej, as këndej’ në Teatrit e Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli. Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë nga Ilir Ajdini, sipas autorëve: Bojan Trinunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski.
Shfaqja “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimi i Ilirit, i cili edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës ku në aeroportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në vendlindje po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dramatike …
Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët: Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, instrumetalistë: Baba Bend dhe Funda Ali, inskecient: Driton Ramadani, organizator: Jakupi Jakupi dhe skenografia: Ardian Kadriu./koha.mk/ KultPlus.com