11 Tetor, 2022 - 11:36 am
Lumi Vjosa është një pasuri natyrore me bukuri të veçantë që ka Shqipëria, andaj si homazh për natyrën, do të mbahet një koreografi moderne nga Gentian Doda ku do të performojnë 11 balerinë ndërkombëtarë e shqiptarë, përcjellë KultPlus.
Në shenjë promovimi, si dhe me mesazhe për mbrojtje të lumit Vjosa, ju do të keni mundësinë të shohim performancën e balerinëve që do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Lajmin e ka bërë të ditur, Mirela Kumbaro Furxhi, e cila e ka cilësuar këtë iniciativë si dhuratë për të gjithë ne.
“Nuk ka më bukur se e diela që nis me pamjet “Actus for Vjosa”, kushtuar Vjosës, si homazh për natyrën e si dhuratë për të gjithë ne”, shkruan ndër të tjera Mirela.
Kjo iniciativë është mbështetur nga Was bleibt kollektiv – Gentian Doda, me mbështetje të Heinrich-Böll-Stiftung, EuroNatur
Koreografia do të shfaqet në datat 24 dhe 25 tetor. / KultPlus.com