Adelina Paloja, Elikona Hysaj Shala dhe Genc Tukiçi me performancë në Paris

6 Dhjetor, 2024 - 11:29 am

Mezzosopranoja Elikona Hysaj Shala, sopranoja Adelina Paloja dhe kompozitori e pianisti Genc Tukiçi, së shpejti do të interpretojnë në një ngjarje filantropike në Paris, përcjell KultPlus.

Ky event kulturor do të mbahet më 19 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00 në La Fabrique Marais.

Ngjarja mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Action for Health./ KultPlus.com

Të ngjajshme