Adrian Morina dhe Ylber Bardhi shpërblehen me çmim në festivalin “Othello”

10 Nëntor, 2018 - 10:34 pm

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Othello” i cili filloi më datë 5 nëntor dhe përfundoi më 9 nëntor, mbushi sallën e Qendrës për Kulturë “Asnom” në Gostivar në secilën shfaqje që dha.

Festivali përfundoi me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.
Po këtë natë u ndanë edhe çmimet.

Pas Koko Fest -it ku u shpërblyen me çmimin “Aktori më i mirë”, aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi me shfaqjen “Hollyshit” me regjisor Ilir Bokshi, u shpallën fitues të po të njëjtit çmim, kësaj radhe në festivalin e teatrit “Othello” në Gostivar. / KultPlus.com

Të ngjajshme