23 Korrik, 2020 - 3:26 pm
Sot, pas një pritjeje të gjatë, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, aktorët rezidentë të Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” nënshkruan kontratat dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Nënshkrimi i kontratave erdhi pas një konkursi publik, i cili u hap menjëherë pas miratimit të Ligjit për Teatrot, duke i dhënë kështu fund problemit shumëvjeçar të financimit.
Drejtori i Teatrit, Fetah Paçarizi, u shpreh se ky është një hap shumë i rëndësishëm për teatrin e qytetit dhe se do të kontribuojë që aktorët të kenë më shumë vullnet gjatë punës së tyre dhe të sjellin çmime nga festivale të ndryshme tek qyteti ynë. / KultPlus.com