16 Maj, 2020 - 11:00 am
Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti është deklaruar sot në krah të kauzës së Teatrit Kombëtar. Anagnosti thotë se është me teatrin dhe i bashkohet kolegëve, pavarësisht se nuk mund të jetë në shesh me ta.
“Unë jam me teatrin, e mbështes teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve , kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë smund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë.
Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre.
Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar.
Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar.
Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.” -shkruan Anagnosti në një deklaratë shpërndarë mediave. /KultPlus.com