10 Shkurt, 2024 - 10:01 pm
Në skenën kryesore të teatrit “Viktoria” ngjitet në skenë për herë të parë në Greqi vepra e një autori shqiptar. “Amber Alert”, shkruar nga dramaturgu Odise Plaku, u kushtohet viktimave të trafikuara për qëllime prostitucioni dhe shfrytëzimit seksual në mbarë botën.
Me interpretimin e aktores shumëdimensionale Georgia Zoi, me regji të Giota Koundourakis, falë punës së një stafi shumë profesional, në datën 9 shkurt u shfaq premiera e kësaj vepre, e cila solli emocione të fuqishme tek të gjithë ndjekësit e kësaj nate.
Gjatë shtatëdhjetë minutave aktorja Georgia Zoi arriti të përcillte mesazhet e fuqishme të kësaj vepre kundër plagës sociale të shfrytëzimit të vajzave në moshë fare të mitur për qëllime trafikimi./BalkanWeb/KultPlus.com