31 Korrik, 2019 - 3:45 pm
Pra disa dite policia rrethoi Teatrin Kombëtar në Shqipëri për të nisur shembjen e tij, ndërsa artistë të shumtë që dolën në mbrojtje të teatrit u larguan me forcë.
Por, lufta e artistëve për të mbrojtur teatrin po vazhdon në forma të ndryshme.
Nesër, më datë 1 gusht në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit në sallën e Teatrit Kombëtar në orën 20:30 aktori Arben Bajraktaraj do të interpretojë një tekst të Teki Dervishit nga “Shtëpia e Sëmurë” dhe më pas aktori amerikan Bob Berkey do të performojë një pjesë nga repertori i tij xhestikulativ.
‘Mos mungoni, beteja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon me Art!’, thuhet në njoftim. / KultPlus.com