Balerina që në mënyrën më frymëzuese po promovon baletin në komunitetet e varfra (FOTO)

29 Janar, 2018 - 6:00 pm

Një qytet i varfër mund të duket si vendi i fundit në të cilin mund ta takosh një balerinë, mirëpo në rrugët e këtij qyteti një balerinë po mundohet ta promovoj profesionin e saj në mënyrë më inspiruese, përcjellë KultPlus.

Balerina tashmë profesionale Aesha Ash, është rritur vet brenda një qyteti të varfër por ajo asnjëherë nuk e ndaloi atë nga përmbushja e ëndrrave të saj.

Si një vajzë e re Aesha, gjithmonë ëndërronte që të bëhej një balerinë. Kur ajo arriti në moshën 13 vjeçare, ajo u pranua në Shkollën e Baletit Amerikan dhe më pastaj në moshën 18 vjeçare i ishte bashkuar Baletit të Nju Jorkut.

Aesha nuk vazhdon më të performojë pasi që dalë në pension në vitin 2008, por tani dëshiron të përdorë përvojën dhe karrierën e saj për të ndihmuar vajzat e tjera afrikano-amerikane që të realizojnë ëndrrat e tyre.

Në vitin 2011 ajo krijoi projektin The Swan Dreams, i cili synon të promovojë artin e baletit në këto lagje për të ndryshuar stereotipet dhe idetë e gabuara rreth grave me ngjyrë. Ajo rikujtonte se si në rininë e saj i ishin shfaqur vetëm imazhe klishe dhe aspak impresionuese të grave, kështu që ajo vendosi të merrte fotografitë e veta të performancave dhe t’i shpërndante ato në Rochester.

“Më kujtohet se derisa rritesha vazhdimisht shihje imazhe të vajzave në bikini dhe të hipura në motoçikleta. Doja t’i zëvendësojë ato imazhe me fotografi që i shfaqin gratë më ngjyrë në një mënyrë krejtësisht tjetër”, kishte thënë ish-balerina Aesha.

Aesha shton se kur ajo ishte më e re, një imazh që paraqite një valltare me ngjyrë në Shkollën e Baletit Amerikan u përdor për ta inspiruar atë, dhe është pikërisht ky inspirim të cilin ajo do ta përcjellë tek gratë tjera./ KultPlus.com

Të ngjajshme