Beqiraj e Berisha përkujtohen në prag të 50 vjetorit të BKK-së

8 Shtator, 2022 - 3:15 pm

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka depërtuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri.

Në prag të shënimit të 50 vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, po vazhdohen të përkujtohen emra të mëdhenj sikurse: Ahmet Brahimaj, Abdurrahman Nokshiqi, Elez Nikçi, e së fundmi edhe Januz Beqiraj dhe Jashar Berisha. Esma Mulla, shkruan KultPlus.

Jashar Berisha

I lindur më 1 shkurt 1957, në Berzhenik të Pejës. Berisha do të ngelet brenda kujtesës artistike gjersa mes viteve të hershme të rinisë, 1973 – 1977, do të ushtroj peshën e hapit të tij skenik tok me grupin e baletit, ndërkohë, për mbamendjen historike do të ketë lozur në dy shfaqje:“Ritme të zgjuara“,“Paralojëdasme“. Ka ndërruar jetë më 08.05.2000.

Jashar Berisha

Januz Beqiraj

I lindur më, 26 janar 1950, në Zablaqan – të Istogut. Emër i lakuar për skenën kosovare gjersa, diapazoni i tij kreativ e krijues do të kurdisej me akrepat e orës së balerinit klasik.

Është kualifikuar në shkollën e baletit të Shkupit ndërsa aftësitë e tij imagjinare do t’i konkretizonte brenda kutisë së TPK –së që, nga viti 1972, ku do të ushtroj brumin e tij ideor,
për të nxjerr në dritën e projektorit misterin e kolonës zanore e trupore brenda garniturës së këtyre shfaqjeve: “Ritme të zgjuara“,“Paralojë dasme“,“Sokoli dhe Mirusha“ (Xhoni)“Halili
dhe Hajria“, “Vallja pranverore“ “Bolero dhe Shtrausiana“ “Interpley“, “Coppelia“, “Era dhe Kolona“, “Romeo dhe Xhulieta“ “Besa“, “Carmen“ “Don Kishoti“ (Sanço Panço), “E
bukura More“, “Peter Pani“, “Loja e Sizifit“, “Fyelltari“, “Tranzicioni 2“.Në përmbyllje të karrierës ka punuar dhe me muzikën gjersa ka udhëhequr me shfaqjet e baletit.

“Në vigjilje të 50 vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata cilët përmes përkushtimit e punës së tyre, lanë gjurmët të pashlyeshme përgjatë 50 viteve të ekzistencës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Baleti Kombëtar i Kosovës, do të jetë falënderues përgjithmonë ndaj jush!“, thuhet në postimin e BKK-së./KultPlus.com

Të ngjajshme