Blerta Zhegu, një shqiptare tjetër me zë brilant

13 Shkurt, 2019 - 4:00 pm

Një tjetër shqiptare po lakohet nga kritika si një ndër zërat operistikë më të mirë në Evropë.

Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu ka tërhequr vëmendjen e kritikës italiane. Ajo ka performuar këtë fundjavë, në skenën e Teatrit Goldoni në Itali ku interpretoi në rolin e Musettës, nga vepra operistike “La Boheme”.

Publiku italian e ka duartrokitur sopranon shqiptare, ndërsa teatrot italiane e kanë kërkuar menjëherë për bashkëpunime të tjera gjatë këtij kalendari artistik. “Duke qenë se kisha të bëja me një personazh shumë të njohur për publikun italian si ai i Musettës në “La Boheme” mu desh të evidentoja cilësi të tilla si eleganca, kokëfortësia apo sensualiteti që përbëjnë pikërisht sharmin e saj”, tregon sopranoja për një nga mediat italiane.

Zhegu është njohur fillimisht në Itali, ku jetoi dhe hodhi hapat e parë pas përfundimit të shkollës shqiptare, por prej tre vitesh ajo është bërë pjesë e skenave operistike në Francë, ku konsiderohet si një yll në ngjitje/a2news. /KultPlus.com

Të ngjajshme