9 Dhjetor, 2023 - 11:00 am
Një nga shfaqjet më të bukura të historisë së artit botëror e kompozitorit francez Georges Bizet, ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke dhuruar emocione dhe spektakël tek publiku artëdashës i cili kishte mbushur sallën.
Vepra operistike me 4 akte, “Carmen” tregon dramën e jetës së një gruaje e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e atyre viteve, me ariet magjepsëse të kompozitorit Bizet.
Historia në operën “Carmen” fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don Jose, takon Carmen-in, një vajzë pasionante dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don Jose-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonistëve.
Opera “Carmen” do të ngjitet në skenë edhe 3 mbrëmje të tjera, në datën 9, 10 dhe 11 dhjetor./rtsh/KultPlus.com