5 Dhjetor, 2021 - 11:28 pm
Prishtina International Theater Fest ka bërë ndarjen e çmimeve të edicionit të pestë, festivali i vetëm ndërkombëtar i teatrove në vend, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare, PIFT ka bërë të ditur se çmimi kryesor për këtë edicion ka shkuar në Turqi.
“Në këtë edicion të PITF, u dhanë shfaqje nga Serbia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.Juria profesionale e përbërë nga Enver Petrovci, Gresa Pallaska e Tome Stanovski, shpërbleu këta pjesëmarrës:- Çmimi për rolin më të mirë dytësor e mori aktorja Lemana Binjoš, nga Teatri Regjional i Novi Pazarit;- Çmimin për regjinë më të mirë e mori Fatos Berisha për shfqjen Black Box me trupën e Teatrit Migjeni nga Shqipëria;- Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja „When you gaze long into abyss“, nga Serbia;- Çmimin kryesor të festivalit, atë për aktorin më të mirë, e ndanë dy aktoret turke Burcu Görek dhe Dilara Gül, për shfaqjen „I Woke up With no voice“, shkruhet mes tjerash.
Përveç çmimeve të jurisë kryesore të festivalit, u ndanë edhe dy çmime për shfaqjen më të mirë nga juria e medias dhe juria e studëntëve.Sipas vlerësimit të jurisë së medias, çmimi për shfaqjen më të mirë i shkoi shfaqjes „Black Box“ nga trupa e Teatrit „Migjeni“ nga Shkodra e Shqipërisë, ndërsa studentët vlerësuan shfaqjen „Helver’s night“ nga Teatri „Tempulli“ i Maqedonisë së Veriut.
.Edicioni i pestë i PITF, iu dedikua jetës dhe veprës së regjisores tashmë të ndjerë, Burbuqe Berisha, e cila ishte drejtoreshë artistike në Prishtina International Theater Festival.
Ky ishte edhe programi zyrtar për këtë festival: /KultPlus.com