Copë Copë rikthehet në kuadër të EtnoFest-it

1 Shtator, 2018 - 7:13 pm

Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, do të rikthehet sërish në skenë pikërisht me 2 shtator nga ora 19:30 në festivalin “EtnoFest” në Kukaj, shkruan KultPlus.

Artistet dhe mbijetuesja e dhunës së bashku janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapësirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që ato kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri ndërsa regjinë e saj e ka bërë Zana Hoxha Krasniqi. Në kuadër të kësaj shfaqje do të paraqiten: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD./ KultPlus.com

Të ngjajshme