18 Gusht, 2019 - 11:00 pm
Elbenita Kajtazi e cila dita ditës është duke shënuar suksese të mëdha në vende të ndryshme të Evropës, është vënë në fokus të revistës prestigjioze Das Opernmagazin, e cila ka vënë në pah cilësitë e sopranos shqiptare, shkruan KultPlus.
Elbenita Kajtazi ka ndarë një pjesë të kritikës së kësaj reviste e cila e ka shpërndarë në rrjete sociale.
KultPlus ju sjellë vështrimin e kësaj reviste për artisten kosovare.
Kur vlerësohesh kaq lart nga një revistë si Das Opernmagazin, s’ke tjetër çfarë të ndjesh përveç lumturisë dhe përmbushjes shpirtërore!!
“Që Elbenita Kajtazi (Pamina) tashmë është shpërblyer me çmime të shumta duket logjike vetëm pak minuta pasi t’a dëgjoni. Tingulli gamë i sopranos është verbues dhe i elektrizuar, i ngrohtë e miklues, i fuqishëm dhe prekës. E njëjta gjë me aktrimin e saj intens. Tamino gëzueshëm tenton t’i bie në sy duke u munduar të kap vëmendjen e saj, më vonë ajo është e dëshpëruar pasiqë ai e injoron. Njashtu edhe dedikimi i saj në fund, i cili është edhe më i rëndësishëm për dashurinë e saj sesa për jetën “/KultPlus.com