22 Tetor, 2017 - 10:18 am
Festivali i Teatrove në Ferizaj, mbrëmë ka nis rrugëtimin e 47-të, shkruan KultPlus.
Ky festival i cili në skenën e teatrit ‘Adriana’, do të sjellë shfaqje të ndryshme, ka nis mbrëmë me shfaqjen ‘Dëshira Tours’,me regji të Ardi Mejzinit ndërsa është produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Festivali i Teatrove në Ferizaj, do të mbahet deri më datën 28 tetor, kur edhe do të bëhet ndarja e çmimeve për më të mirët e festivalit.
KultPlus, po e sjellë një video ku paralajmërohen shfaqjet që do të parakalojnë në edicioni e 47-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj./ KultPlus.com