22 Shkurt, 2025 - 11:13 pm
Monodrama “42nd Street” nga Diar Xani përzgjidhet mes shumë pjesëve konkurruese në festivalin e njohur të teatrit në Nju Jork, përcjell KultPlus.
Në këtë festival konkurron autori, regjisori dhe aktori Diar Xani i cili merr pjesë i vetëm me shfaqjen “42nd Street”.
Festivali me famë u ofron artistëve e trupave të ndryshme që të konkurrojnë për çmime të ndryshme.
Shfaqja “42nd Street” do të shfaqet tre herë në skenën e Teatrit.
Monodrama është titulluar “42nd Street”, sipas rrugës së famshme të 42-të, në Manhattan, që shquhet për ndriçimin e reklamave që projektojnë luks dhe mirëqënie, ku vërshojnë turistë, por edhe një rrugë që ka tërhequr historikisht, të pastrehë dhe krimin ordiner. Kjo është rruga nga nis sheshi i famshëm Times Square i festave tradicionale të ndërrimit të viteve si dhe i stacioneve të mëdhenj të autobusëve dhe trenave të MetroNorthit.
Ky koncept është pëlqyer nga juria përzgjedhëse e Festivalit të Nju Jorkut që e ka pranuar monodramën “42nd Street” si një nga konkurrueset e reja.
Shfaqja do mbahet më 26 shkurt në Hudson Guild Theater në Nju Jork nga ora 16:00.
Reprizat mund t’i ndiqni edhe të premten më 28 shkurt nga ora 18:30 si dhe ditën e dielë më 2 mars nga ora 13:00./ KultPlus.com