5 Prill, 2019 - 6:00 pm
“Prehëri i gjyshit” titullohet shfaqja me regji nga Melihate Qena e me tekst të Vesa Qenës që do të ju dhurojë emocione fëmijëve, shkruan KultPlus.
Përmes kësaj shfaqje autorja do të sjellë ngrohtësinë e një familje. Shfaqje me kukulla për fëmijë ka për tematikën barazinë gjinore në kuptimin e barazisë në familje.
Kjo shfaqje do të sjellë një familje tipike ku jetojnë një vëlla e një motër. Ata e duan njëri tjetrin dhe luajnë bashkë por nganjëherë ka ca mosmarrëveshje të vogla por ato tejkalohen me lehtësi.
Në këtë shfaqje luajnë: Avni hoti, Roza Berisha Fejzullahu, Avdi Azemi, Valdet Rama.
“Prehëri i gjyshit” do të shfaqet më 6 prill në teatrin Dodona duke filluar nga ora 12:00 në mesditë. Kjo shfaqje është për moshën 3+ dhe është financuar nga USAID./ KultPlus.com
https://www.facebook.com/events/2289533411267860/