5 Nëntor, 2024 - 8:00 pm
Grerëza ishte vepra që erdhi për publikun në qytetin e Gjirokastrës. Ajo u ngjit në skenën e teatrit Zihni Sako ndërsa drama thriller erdhi me regji të Eraldo Malajt. Shfaqja trajton çështje sociale dhe dilemën e përzgjedhjes.
Eraldo Malaj, regjisor: Është hera e parë që vendoset në Shqipëri një dramë thriller. Pjesa trajton bullizmin dhe pasojat që shkaktojnë mospasja e një fëmije dhe pasojat që kanë në jetën e këtyre personave.
Ina Zoto, aktore: Ishte një pritje shumë e mirë. Gjithë publiku dhe gjithë personat që ishin në sallë ishin shumë të mirë dhe nuk e dinim në fakt që do të ishin kështu.
Asiana Koka, aktore: Në fakt ne ishim të surprizuar nga pritja që na bëri qyteti i Gjirokastrës. Është një qytet shumë artdashës dhe pritja ishte shumë e ngrohtë.
Grerëza ishte shfaqja e radhës në kalendarin e pasuri të teatrit të Gjirokastrës.
Lejda Çeli, drejtore e teatrit: Përgjithësisht kemi zgjedhur vepra të autorëve të huaj të vendosura nga teatro të ndryshme të vendit, por edhe nisma private si kjo e sotmja që dua ta theksoj më shumë se të tjerat duke qenë se janë tre të rinj që sapo kanë mbaruar universitetin e Arteve, kanë punuar një vepër dhe falë bashkëpunimit me ne vendosën ta jepnin premierën e tyre sot në teatrin Zihni Sako.
Drama Grerëza erdhi gjatë fundjavës për artdashësit gjirokastritë./ Klan News/ KultPlus.com