9 Korrik, 2019 - 7:20 pm
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, tashmë e njohur edhe publikun e huaj, do të jetë pjesë e shfaqjes muzikore “Notre Dame de Paris”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë shfaqje, që bazohet në romanin e famshëm me po të njejtin emër të Viktor Hygoit, Dani do të ketë një prej roleve kryesore: atë të Esmeraldës.
“2019-2020 kthehem më në fund në Itali me “Notre Dame de Paris”. Faleminderit Riccardo Cocciante për besimin”, ka shkruar Dani në Instagram.
Riccardo Cocciante është autor i kësaj shfaqjeje muzikore, e cila është luajtur në shumë vende të botës, është përkthyer në disa gjuhë dhe performohet tash e sa kohë./KultPlus.com