10 Korrik, 2018 - 9:39 pm
Shpejt u përhapë lajmi se si Mbretëresha shqiptare, Elia Zaharia Zogu, u bë një nga 65 firmëtarët e peticionit dërguar krerëve të shtetit për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar në truallin ku sot ngrihet godina e vjetër e TK-së.
Ajo cka e bëri më interesant këtë nënshkrim ishte fakti se ka qenë gjyshi i bashkëshortit të saj ai i cili kishte nënshkruar ngritjen e asaj godine.
Por, Elia Zaharia ka pohuar për Lapsi se firma e saj është falsifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembej e godinës dhe ngritjen e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.
Në fakt “princesha” aktore ka mbajtur një qëndrim shumë më pranë atij grupimi që ishte për godinën e re. Dhe kjo mund të ketë bërë që grup organizator, i udhëhequr nga Artan Imami të ketë vendosur duke manipuluar emrin e saj në listë.
“Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qenë me pushime”, ka thënë aktorja.
Ky është rast i dyti që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del blof. Më parë edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në ShBA i është falsifikuar nënshkrimi. / KultPlus.com