27 Mars, 2025 - 3:44 pm
“Nuk do të gënjejmë kurrë” ishte komedia që u shfaq mbrëmjen e djeshme në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) duke sjellë për publikun emocion dhe humor.
Aktorët Ema Andrea dhe Artan Imami interpretuan Mariane dhe Serge, një çift që dhe pas 25 vitesh jetojnë në harmoni të plotë, por do të jetë një aksident me makinë që do të nxjerrë në pah shumë të vërteta që do të trondisin dashurinë e tyre.
Vepra e dramaturgut francez Eric Assous sjell plot të qeshura por fton edhe në reflektim, pasi publiku edhe gjen veten në të.
Pas kësaj shfaqjeje në COD, “Nuk do të gënjejmë kurrë” do të shfaqet për 3 netë rresht, këtë fundjavë në Teatrin e Kukullave./ KultPlus.com