‘Ëndërrat e Hamletit’ nga Mentor Zymberaj fiton çmimin kryesor në Festivalin e Monodramës në Mongoli

14 Shtator, 2024 - 2:40 pm

Mentor Zymberaj me monodramën ‘Ëndërrat e Hamletit’ fiton çmimin kryesor – GRAND PRI ne Festivalin Ndërkombëtar te monodramës “Parade of Winners” në kryeqytetin e Mongolise, në Ulanbator, përcjell KultPlus.

Një sukses tjetër i madh i kësaj shfaqje ne konkurenën dhe arenën ndërkombëtare.
Në një konkurencë ndërkombëtare nga shumë shtete, monodrama ‘Ëndërrat e Hamletit’ u kurorëzua me çmimin kryesor duke u vlerësuar lart nga anëtarët e jurisë, kritika teatrore, artistët pjesëmarrës ndërkombëtarë, mediat duke e vleresuar nje ndër monodramat më të mira në botë.

Sukses i madh i artit dhe skenës kosovare ne konkurencën dhe prezantimet ndërkombëtare./KultPlus.com

Të ngjajshme