21 Qershor, 2018 - 3:37 pm
Aktori Fisnik Ademi është zgjedhur kryesues i Këshillit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ai është votuar në këtë pozitë nga anëtarët e Këshillit. Zgjedhja e tij në krye të Këshillit vjen pas dorëheqjes së kryesueses Burbuqe Berisha.
Fisnik Ademi është aktor, i njohur me rolet e tij te shfaqjet „Martesa“, „Cirku fluturues“ dhe seriali „O sa mirë“./ KultPlus.com