2 Mars, 2025 - 11:58 am
Mezzo-sopranoja e njohur shqiptare, Flaka Goranci, ka njoftuar që së shpejti do të debutoj në Spanjë me dy koncerte të jashtëzakonshme.
Dy koncertet do të mbahen në Valencia dhe Alicante më 9 mars ku ajo do të prezantoj projektin “La Femme”, i cili është i nominur në tre kategori nga Opus Klassik në Berlin: Këngëtarja e Vitit, Klasik pa kufij, Videoklipi më i mirë.
Sipas saj, sjellja në jetë e këtij projekti ka qenë një zbulim artistik, një nderim për fuqinë, elegancën dhe zjarrin e shpirtit femëror.
“Ta ndash tani me audiencën spanjolle – është një nder që nuk mund të thuhet. Mezi pres të bëj muzikë me dirigjentin @ignaciogvidal dhe Ansemble Casa Mediterraneo. Le të festojmë së bashku artin dhe magjinë e pakufishme të muzikës! Spanjë, a jeni gati?”, ka shkruar ajo në postim./ KultPlus.com