27 Maj, 2022 - 10:06 pm
Shfaqja ‘Gënjeshtër pas gënjeshtre’ e autorit skocez, Anthony Neilson dhe regji nga Sevdije Ajeti, më datë 30 maj nga ora 20:00 do të shfaqet në teatrin e Gjilanit, përcjell KultPlus.
Regjisorja ka folur për KultPlus duke dhënë detaje të reja rreth shfaqjes.
“Dy policë në prag Krishtlindjesh kanë një detyrë të fundit për të përmbushur para se të mbarojnë turnin e tyre. Një çifti te moshuar t’ju dhënë lajmin e tmerrshëm se vajza e tyre ka pësuar aksident në trafik. Si ta gjejnë guximin? Çka nëse tronditja është e tepërt për ta?”, tha Ajeti për KultPlus.
“Mos guximi i dy policëve për të dhën një lajm të till krijon një zingjir keqkuptimesh, që në momente të papritura krijon gënjeshtër pas gënjeshtre. Vetëm e vetëm për të mos u prishur lumturinë.”, vazhdoi më tutje Ajeti duke folur për tematikën që trajton shfaqja.
‘Gënjeshtër pas gënjeshtre’ sjell në Teatrin e Gjilanit aktorët Artan Selimi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Mejreme Berisha, Naser Zymberi, Ali Demi, Fitore Jashari, Safete Mustafa Baftiu./ KultPlus.com