27 Dhjetor, 2022 - 8:00 pm
“Aspettando Verdi” është shfaqja që Tetari i Operas dhe Baletit mbyll kalendarin artistik të këtij viti në një mbrëmje gala. Solistët e operas, të ftuar special, kori dhe orkestra filarmonike performon sot për publikun veprat më të mira të repertorit botëror që nga Verdi, Rossini, Puçini e të tjerë.
Për herë të parë repertori i kësaj mbrëmje është ndërthurur për ti ngjitur të gjithë artistët në skenë dhe për të performuar ajkën e veprave operistike.
Me operan “La Forza del Destino” e Verdit do të nisi grand galaja për t’i paraprirë vitit 2023 ku opera dhe baleti do t’ja kushtojë sezonin artistik veprave të kompozitorit italian./Tv Klan/ KultPlus.com