10 Korrik, 2019 - 9:31 pm
“The People’s Project” është një shfaqje kolektive e realizuar në vitet 70 nga “Living Theatre” në Brazil.
Aktori, regjisori dhe anëtari i the Living Theatre Hans Echnaton Schano në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Nën braza të kohës 2019” do ta realizojë këtë shfaqje në gjuhën shqipe me aktorë shqiptarë. Kjo pjesë e the Living Theatre përmban gjashtë tregime që trajtojnë temat e dashurisë, luftës, shtetit, parasë, pronës dhe vdekjes, si dhe është cilësuar si nismë e të ashtuquajturit “ Teatri i të shtypurve”. Kjo pjesë do të shfaqet me datën 13 korrik në kuadër të festivalit në Strellc të Deçanit.
Aktorët: Shqipe Gashi, Qendresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Kushtrim Asllani, Valdet Idrizi, Alban Goranci, Florieta Bajraktari, Drin Lumi, Florenta Bajraktari, Labeat Bytyçi, Jusuf Tofaj, Dorina Nishevci dhe Arbnor Lutfiu.
Hans Echnaton Schano poet, aktor, regjisor, autor, pjesëtar i “Living Theatre” (New York) që nga 1966. Gjithashtu nga 1972 regjisor i UNIVERSAL MOVEMENT THEATRE REPERTOR, pjesëtarë aktiv i INTERNATIONAL THEATER INSTITUTE mbështetur nga UNESCO, themelues dhe drejtor i ONE WORLD THEATRE (1983 Amsterdam, Dallas, N. Y.), pjesëmarrës në priduksione të teatrit, filmit, televizionit dhe radios në gjithsej 17 shtete duke performuar në 6 gjuhë të ndryshme (gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe në gjuhën portugeze). Ai gjithashtu ka mbajtur ligjërata, punëtori dhe seminare nëpër universitete dhe kolegje të njohura (Sorbonne- Paris, France, University of Sao Paulo, Brazil, UT-Austin, TX., UT-Dallas,TX. and the Conservatory of Vienna).