29 Qershor, 2022 - 2:45 pm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se është hapur aplikimi për pjesëmarrje në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Teatrit të vendeve Ballkanike në Bursa të Turqisë, shkruan KultPlus.
Vitin e kaluar, siç njofton MKRS, në këtë festival morën pjesë teatro nga vende të ndryshme përfshirë edhe Kosovën. U prezantua shfaqja “Totem dhe Tabu” e produksionit Artpolis.
Festivali do të mbahet në muajin mars të vitit 2023, ndërkaq në këtë link mund t’i gjeni detajet dhe formën e aplikimit: https://cutt.ly/jKAi7VX /KultPlus.com