20 Dhjetor, 2018 - 11:53 am
Baleti Kombëtar i Kosovë është duke u ballafaquar me vështirësi tash e sa kohë, por që kërkesa e tyre thelbësore mbetet krijimi i sallë së baletit, shkruan KultPlus.
Për të biseduar rreth mundësive më të mira për zhvillimin e punës, Bordi Drejtues i Baletit Kombëtar të Kosovës është pritur sot në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth mundësive përmes të cilave ky art do të ngrihet në këmbë më fuqishëm dhe vlerat e tij do t’i tregojë jo vetëm në Kosovë por edhe në rrafshin ndërkombëtar, ashtu siç kanë bërë gjithmonë.
Kryeministri Haradinaj ka premtuar që qeveria e vendit, do t’i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni.
“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare. Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë. Qeveria e vendit, do t’i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. / KultPlus.com