24 Janar, 2019 - 1:35 pm
Familjarë e kolegë janë mbledhur për të nderuar aktoren e njohur Fatime Llugiqin, e cila ka vdekur dje, në moshën 67 vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Në ndarjen nga jeta të aktores Llugiqi është mbajtur mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.
Drejtori i teatrit Agim Sopi, ka kujtuar aktoren dhe ka përshkruar karakterin e saj.
Sopi thotë se Fatimja ishte aktore e heshtur, e cila sipas tij, ishte pjesë e jetës por nuk dëgjohej.
“Fatimja ishte aktore e heshtur, nuk ishte pjesë e asaj jete të zhurmshme. Ishte pjesë e jetës që nuk dëgjohej. Kam pasur nderin të punoj projektin e parë timin me Fatimen. Ajo vërtetë ishte ajo pjesa e shpirtit që ishte në skenë dhe nuk dëshironte të shihej. Dëshironte të ishte esenca e jo ambalazha. Si pjesë e një pozitivitet që në logjikën time është vetë arti”, u shpreh Sopi.
Te qetë dhe një grua me plotë pozitivistet a kanë përshkruar edhe koleget e saj aktore.
Aktorja Aurita Agushi e ngriti kujtimin e saj lartë duke e vlerësuar si person që i ka dhënë shumëçka në jetë.
“Sado që mundohesh asnjëra nuk duket që ka me përshkruar ashtu si ka qenë tezja Fatë. E butë e qetë plot ngrohtësi plot dashuri ka ditë me të majtë afër”, u shpreh Agushi, raporton Ekonomia Online.
Përndryshe, Fatime Llugiqi kishte filluar punën si aktore në Teatrin Kombëtar që nga viti 1973.
Ajo mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë, si “Te ngujuarit”, “Hana prej letre”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ana Karenina” etj.
Varrimi i aktores do të bëhet sot, në orën 14:30 në fshatin Lupç të Poshtëm.