11 Shkurt, 2020 - 10:31 pm
Pas suksesit që pati në kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, komedia “I love Tropoja” vjen edhe në kinematë e Zvicrës. Premiera e filmit organizohet me praninë e aktorëve më 13 dhe 14 shkurt, në Bernë dhe Cyrih. Platforma albinfo.ch online dhe print është partner medial në Zvicër.
Nga 13 shkurti 2020 në të gjitha kinematë e Zvicrës do të shfaqet komedia “I loveTropoja”, me protagonistë nga Shqipëria, film ky që producenti dhe komediani Ermal Mamaqi e solli jo shumë kohë pas suksesit të jashtëzakonshëm me filmin paraprak “2 Gisht Mjaltë”, shkruan albinfo.ch.
Protagonistët Ermal Mamaqi me kastën e aktorëve Enca Haxhia – Enca, Arjola Demiri dhe Irgen Cela – Xhoda do të marrin pjesë në dy premierat që do të organizohen në Bernë dhe Cyrih.
Premiera në Bernë me praninë e aktorëve nga Shqipëria organizohet më 13 shkurt, nga ora 19, ndërsa pikërisht në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, mbahet në Cyrih. /KultPlus.com