14 Nëntor, 2024 - 11:24 am
Në ambientet e MKRS-së është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe, shkruan KultPlus.
Në praninë e ministrit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte Hajrulla Çeku është bërë ndarja e çmimeve, ku me çmimin e parë është shpërblyer dramaturgu Jeton Neziraj.
Neziraj është vlerësuar për dramën “Udhëtimi i famljes Muller në Unmikistan”
Ndërkaq çmimi për vendin e dytë i është ndarë Astrit Kabashit për dramën “Fridrih Fluturaku”, kurse ai i vendit të tretë i është ndarë dramës “Zelusi” me autor Hynor Vitija. / KultPlus.com