14 Nëntor, 2019 - 4:47 pm
Jeton Neziraj ka pikëpamje të qartë për rolin e dramës. “Teatri duhet të jetë në anën e të pafuqishmëve, në anën e viktimave, në anën e pakicave”, thotë ai.
Dramaturgu kosovar kritikon çështjet politike vendore. Drama e tij e vitit 2018 “Hipokritët” është e frymëzuar nga një skandal me ryshfet, i cili shkakton gjendjen e rëndë të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Në një nga shfaqjet tjera të tij, ai paraqet luftën në mes të Kosovës dhe Serbisë për vendin bosh në BE pas largimit të Britanisë së Madhe – me pseudonimin “një cinik kosovar”.
Drama e tij e re “Departamenti i ëndrrave”, është një komedi oruelliane e vendosur në autokraci, ku njerëzit janë të detyruar t’i depozitojnë ëndrrat e tyre në një bankë të kontrolluar nga shteti dhe “diktatorët e mundshëm që kontrollojnë të gjitha aspektet e jetës njerëzore”.
Neziraj ka shkruar më shumë se 25 drama, të cilat janë shfaqur nëpër Evropë por akoma jo në Mbretërinë e Bashkuar. Shfaqjet e tij anojnë kah absurdi, që i ngjasojnë Ibsenit, Molierit e Kafkës, ndërsa trajtojnë luftën kundër korrupsionit dhe padrejtësive, duke paraqitur te audienca plagët e një vendi që fitoi pavarësinë në vitin 2008, plagët e luftës të të cilit janë ende të hapura.
Neziraj studioi dramaturgjinë në vitet ’90 megjithëse hasi në vështirësi pasi institucionet ishin nën kontrollin e Serbisë në atë kohë. Në vitin 2002, ai themeloi qendrën “Multimedia”, ku filloi të prodhojë shfaqje për të rritur dhe për fëmijë, festivalin letrar “Polip” që ka për qëllim promovimin e kulturës mes Kosovës dhe Serbsië.
Botuar në “The Guardian” /KultPlus.com