27 Maj, 2019 - 10:30 pm
Janë përgatitjet e fundit rreth realizimit të shfaqjes “Kafe Llafe” me regji të Qëndrim Kqikut e që do të vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Qëndrim Kqiku ka bërë të ditur se kjo shfaqje do të prezantohet me premierë më 7 qershor.
Me rolet e tyre në këtë shfaqje do të paraqiten aktorët: Qendrim Kqiku e Besnike Arifi, kurse skeongrafia është punuar nga Blinera Veliu, me kompozim e me drita të Liridon Bejta, dizjaner konceptual të Diell Demjaha.
Në këtë shfaqje asistent regjie është Besnike Arifi, kurse kjo shfaqje është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, me asistent prodhimi të projektit: Avni Dalipi, Qendra Multimedia si dhe Akadamia e Artave Dramtaike./KultPlus.com